Labinot Tahiri
Labinot Islam Tahiri i njohur në pubikë me nofkën LABI, u lind në Prishtinë më 18 dhjetor 1979.
Labinoti është një këngëtarë i talentuar në të gjitha zhanret muzikore. Ka një zë që dallon nga të tjerët dhe është i mirëpritur kudo.
Ka të mbaruar shkollën e mesme, në pamundësi që të vazhdoië tutje, duke patur parasysh kushtet e shkollimit gjatë okupimit të Kosovës s'kishte shkolla, po shtëpi shkolla.
Lidhur me muzikën Labi filloi të këndojë që në moshën e re duke i përcjelur hapat e babit të tij.
Labi këndonte në koncerte që oranizonte shkolla për ditëlinjde të shkollës por edhe programe festive që mbaheshin në qytetin e Ferziajit për festat Kombëtare. Ishte vështirë të këndohej në kohën kur Labi këndonte sepse shtepia e kulturës ishte e mbyllur për shqiptarët dhe koncertet mbaheshin në mënyrë "ilegale" për kohën e atëhershme. Gradualisht aktiviteti i tij prej këngëtari po rritej përditë e më shumë siq thotë edhe vetë Labi: me ndihmen e zotit arrita deri këtu dhe nuk do të ndalem sepse publikut do t'i ofrojë gjithnjë një risi dhe knaqësi.Deri më tani është paraqitur kudo mbrenda dhe jashtë vendit. Djal bujar dhe fisnik i cili ndihmon shumë të tjerët sidomos familjeve që gjinden në kushte të vështira ekonomike dhe shpirtërore.
Labi ka të relizuar kater(4) albume si dhe gjashte videoklipe perfshire edhe dy duete te mrekullueshme me kengetaret:
1."Syni i zi" me Leonora Poloska
2."Mos shiko tjeter" me Greta Koqi
Albumet qe i ka realizuar Labi janë:
1.Mbretereshe e Bukurise
2.Me ndjenja mos luaj
3.Lamtumire LIVE
4.Çikat si ti kane nafake
Video Klipet qe i ka realizuar kengetari Ferizajas Labi janë:
1.Mbretereshe e Bukurise
2. Me ndjenja mos luaj
3.Tradhtare
4.Eshte faji yt
5.Çikat si ti kan nafakë
6.Mos shiko tjeter me Greta Koçin
Po ashtu Labi ka realizuar shumë Potpuri te bukura Live si dhe shume keng te tjera qe nuk gjenden ne albumet e tij te mrekullueshem.
Dëshira e tijë e flakët është të këndojë me këngëtar të mëdhenjë si yje të vjetër të folklorit shqiptarë si Ismet Peja, dëshirë e cila tani u realizuar.Labi kendoi me Ismet Pejen dhe Visar Pejen se bashku ne programin e vitit te ri 2007 nje keng te bukur te quajtur "SOFRA KOSOVARE" kenga doli shume e bukur dhe shume e pelqyer nga publiku i gjere i ketyre kengetareve ku edhe sot degjohet me ëndje.
Shkurte Fejzea
Shkurte Fejza u lind më 18 nëntor 1961 në Mushtisht të Therandës. Mësimet e fillores i ka bërë në Mushtisht, ato të së mesmes në Therandë, kurse të lartat në Prizren dhe Prishtinë.
Paraqitjet e para në skenë i ka pasur qysh si fëmijë në programet e shkollës, ku u vërejt për herë të parë talenti i saj. Në maj të vitit 1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”.
Shkrimin e parë për Shkurte Fejzën e ka bërë atdhetari ynë i madh Jusuf Gërvalla në gazetën e vetme të asaj kohe “Rilindja” në vitin 1975.
Në këtë vit themelohet Shoqëria Kulturo-Artistike “Afërdita” në Mushtisht, në të cilën Shoqëri, Shkurte Fejza është anëtare prej ditës së parë. Shumë shpejt kjo shoqëri do të bëhet e njohur në të gjitha anët e Botës Shqiptare.
Viti 1978 është vit që bëri kthesë në jetën muzikore në Kosovë. Në këtë vit mbahet Festivali i Gjirokastrës. Në këtë kohë, sidomos në qytete të Kosovës dëgjohej me të madhe muzika serbe.
Festivali i Gjirokastrës nxori disa këngë të bukura. Për Shkurten kjo ishte një mundësi e mirë, por më vonë do të vërtetohet se kjo ishte një e mirë për tërë Kosovën.
Këngët “Këngë për Mic Sokolin”, “Moj Syzeza”, “Erdha nga qyteti”, etj., të cilat dëgjoheshin thuaja ilegalisht nga Shkurta, ndërsa instrumentistët e “Afërditës” i përgatitën dhe shumë shpejt morën dheun.
Në pranverën e vitit 1979 bëhen xhirime nga Televizioni i Prishtinës (TVP). Dy emisione nga gjysmë ore u emetuan, ndërsa dy të tjera kurrë nuk u panë nga publiku.
Veprimtaria e SHKA “Afërdita” shkonte furishëm dhe për një kohë shumë të shkurtër u bë qendër e reflektimit të muzikës së mirëfilltë shqiptare dhe e patriotizmit në Kosovë. Shkurta ishte Emblema e saj. Gjerë më 17 janar 1981 paraqitet në qindra koncerte nëpër të gjitha qendrat e Kosovës por edhe nëpër shumicën e fshatrave të saj. Me një fjalë aty ku ishte një sallë aty edhe mbaheshin koncerte. Në vazhdim do ti cekim disa koncerte.
Në korrik të 1979-ës në Shtëpinë Edukuese në Lypjan. Në Prishtinë mbahet i dyti.
Me 4 - 6 dhjetor 1979 pjesëmarrja në RFBK në Drenas (Diplomë). Në dhjetor të vitit 1979 në Therandë (IGK “Ballkan”)
Pas një pauze vazhdon seria e koncerteve.
Me 20 qershor 1980 në Therandë.
Me 25 qershor 1980 në fshatin Keqekollë të Malësisë së Gollakut. Interesimi ishte shumë i madh, kishin ardhur burra, gra e fëmijë. Detyrohemi t’i mbajmë dy koncerte. Shkurta e këndon këngën “Moj ushtria popullore”, këngë për Ushtrinë Popullore të Shqipërisë. Një polic insiston duke u lutur që ta përsërisë, ndërsa Shkurta tha: “Po si jo, pasi ka edhe policë që e duan Ushtrinë tonë! Me gjithë qejf”.
Me 26 qershor 1980 u dha koncert në vendlindje - Mushtisht. Salla ishte e vogël për të gjithë të interesuarit.
Me 1 korrik 1980 në Besianë. Populli i Llapit e kishte mbushur sheshin para Shtëpisë së Kulturës. U mbajtën dy koncerte.
Me 7 korrik 1980 në Bllacë të Therandës.
Po ashtu me 7 korrik 1980 në Ferizaj, mbahen dy koncerte. Arsyet dihen.
Në këtë kohë krijohet idhull Shkurte Fejza.
Me 14 korrik koncert në palestrën e sporteve në Gjilan.
Me 21 korrik 1980 në Rogoçicë të Dardanës.
Me 25 korrik 1980 dy koncerte në Artanë (Novobërdë).
Me 26 korrik në Gjakovë, në palestrën e sporteve në qytetin ku me shekuj kultivohej kënga popullore. Një pritje madhështore.
Pastaj, sërish koncerte në Kishnicë. Me 6 shtator 1980 në Dragash dhe Brodosanë, me 8 shtator 1980 në Prizren, me 15 shtator 1980 dhe Kastriot (Obiliq) me 21 tetor 1980.
Me 11 tetor 1980 në kryeqytet, në qytetin e studentëve, aty ku ishte grumbulluar e gjithë energjia e rinisë në një kundërshtim të një sistemi. Një atmosferë e tillë nuk mbahej mend se ishte krijuar ndonjëherë. Me mijëra e mijëra njerëz kanë qenë dhe vetëm ata që kanë qenë aty mund ta përshkruajnë si ka qenë. U krijuan aso rrethanash sa që, me intervenimin e policisë, u dashtë të ndërpritet koncerti pak para përfundimit.
Me 5 dhjetor 1980 koncert për bashkatdhetarët në Therandë.
Me 10 dhjetor 1980 në Klinë.
Me kërkesën e një grupi studentësh të Fakultetit të Bujqësisë, për herë të parë do të këndojë në një program, tip restoranti. Ishte kjo brucoshiada e këtij fakulteti. Këta studentë (Riza Demaj etj.) do ta nisin demonstratën e 11 marsit të vitit 1981.
Koncertet e fundit me SHKA “Afërdita”, Shkurta do t’i mbajë me 17 dhe 19 janar 1981 në Qytetin e Minatorëve, në Mitrovicë.
Gjatë viteve 1981-1983 Shkurte Fejza detyrohet të bëjë pauzë sepse kënga e saj ishte e ndaluar.
Në vitin 1984, pas shumë peripecive, bënë regjistrimin e katër këngëve me censurë. Ishin këto këngët “Qohi djema shaloni atin”, “Valizake, o ky vend i bukur me lule plotë”, “Maji i kuq” etj.
Gjatë këtij viti, kënga “O ky vend i bukur me lule plotë” bëhet hit në valët e Radio Prishtinës, programi i dytë. Me votat e dëgjuesve e fiton mikrofonin e artë. Bëhet edhe shpallja e fituesit publikisht, caktohet manifestimi i marrjes së shpërblimit. Thirret Shkurta për ta marrë shpërblimin, por dora e UDB-së ishte shumë e fortë dhe përmes stafit menaxhues të Radio Prishtinës ndalohet dhënia e këtij shpërblimi që ia kishin dhuruar simpatizuesit e këngës shqipe. Vlen të ceket se gazetari i Radio Prishtinës, z.Fatmir Podrimaj, i dëshpruar nga një padrejtësi aq e hapur, propozoi ta padisim Radio Prishtinën në gjykatë. Por, në atë kohë edhe kjo do të ishte punë e kotë. Dorës së “fortë” edhe kjo iu duk pak dhe për t’i humbur gjurmët e kishte shlyer më vonë edhe vetë këngën fituese.
Duke ju falënderuar Qamilit të Vogël, edhe atë përmes “Jugotonit” në Zagreb, Shkurta regjistron disa këngë në albumet e tij: “Bukuroshja” dhe “Pranvera”. Kjo ishte në vitin 1984.
Viti 1985 do të jetë më i bujshëm për Shkurten. Në Ferizaj themelohet një shoqatë e estradës muzikore e quajtur “Melodia”, e cila organizonte koncerte. Gjatë vitit 1985-1986, Shkurta do të mbajë koncerte solistike me mysafirët e saj në të gjitha qytetet në Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore.
Në koncertin e Shkupit (Salla e sporteve - Kale) para mijëra pjesëmarrësve ngjitet në skenë një plak me mjekër dhe flokë të thinjura (Çulea Milea më duket) dhe në mikrofon thotë: “Jam nga Rijeka, jetoj në Shkup si avokat. Jam adhurues i Shkurte Fejzës, i këtij zëri të artë dhe ma kujton një të vetmin zë - si ky që e kam dëgjuar para 50 viteve si student në Romë”.
Në verën e vitit 1986 disa dashamirë të këngës nga Kërçova, në krye me Sylejman Elezin vijnë në Mushtisht dhe kërkojnë që Shkurta të këndojë në dasmën e tyre. Në atë kohë Shkurta nuk e praktikonte një gjë të tillë, por fjalët e z.Ukshin Hotit (që e kishin angazhuar të intervenonte) ishin më bindëse kur tha se, “kënga jote duhet të dëgjohet në Zajazin e Mufailit të vogël”. Gjatë asaj vere e gjithë krahina e Zajazit dhe Tuinit buçiste nga kënga e Shkurtes. Në një dasmë në Zajaz, udhëtarët e detyrojnë të ndalet treni derisa të përfundojë kënga. Pastaj fillon Tetova me rrethinë e kështu me radhë. Për pushtetin e atëhershëm kjo ishte e papranueshme dhe ndërmori masa.
Me 13 shtator 1986 në dasmën e njohur në fshatin Stremnicë të Tetovës ishin tubuar disa mijëra njerëz nga e tërë rrethina e Tetovës. Vijnë policia maqedonase që të intervenojnë, por pasi që turma ishte shumë e madhe vetëm i marrin shënimet e grupit muzikor. Pas disa ditëve Gjykata Komunale në Tetovë lëshon aktvendimet për Shkurten dhe 10 anëtarët e grupit muzikor me dënime prej 60 ditësh. Dënimet ekzekutohen në Kosovë.
Në këtë kohë Radio Televizioni i Prishtinës e hap Produkcionin e kasetave në Prishtinë. Në TVP kishte kohë që këngët e Shkurtes nuk emetoheshin, por duke e ditur se albumet shiten mirë e ndoshta edhe me vullnetin e mirë të disave, Shkurta bën regjistrimin e albumit, “Ç’ke Kosovë që po leshon za” (1987), pastaj edhe “Gurrë e shkrepa” (1988).
Në vitin 1988 Shkurta largohet nga procesi edukativo-arsimor si arsimtare në shkollën në Mushtisht. I sekuestrohet pasaporta dhe i pamundësohet edhe udhëtimi eventual jashtë vendit.
Fundi i vitit 1989 dhe fillimi i vitit 1990 sjellë në ditë Albumin me titull “Oj Kosovë oj nana ime”. Kjo këngë do të bëhet mega-hit i të gjitha kohëve. Albumin e editon Produkcioni Muzikor Kosovafonia (firmë private).
Këtë vit Shkurta paraqitet në dy manifestimet më të rendesishme që do të mbahen në Lubjanë, organizuar nga Shoqata “Migjeni”, dhe në Zagreb të organizuar nga Shoqata “Nëna Tereze”.
Në vjeshtën e vitit 1990, Shkurta bashkëpunon me një firmë tjetër private të re, por shumë profesionale dhe prestigjioze “Mega Medium”. Fryt i këtij bashkëpunimi del në dritë albumi tjetër “Mbahu nëno mos ke frikë” dhe prapë hiti i madhë me të njëjtin emër. Pastaj edhe video programi i parë “Këngë e lot”.
Viti 1991 në bashkëpunim me kompozitorin e njohur nga Tropoja, Kolë Susaj sjell edhe një album “Për mëmëdhenë”, ndërsa kasetat detyrohemi t’i shumëzojmë në Sarajevë sepse fabrikën e kasetave të RTP-së e kishin uzurpuar sërbët. Gjatë rrugës prej Sarajevës, policia serbe i konfiskon 30.000 audio kaseta. Pasiqë edhe origjinali ishte ishte konfiskuar detyrohemi që edhe një herë të përgatitet i tërë materiali me orkestër dhe e bëjmë regjistrimin e programit në Dyseldorf të Gjermanisë tek në pranverë të vitit 1992.
Këtë vit, pra më 1991, një grup studentësh organizojnë një turne nëpër Kroaci për qëllime humanitare dhe, si zakonisht, Shkurta i përgjigjet pozitivisht dmth. e tere turneja neper tere Kroacine pa asnje kompenzim. Zoti e di se a janë destinuar ato mjete për atë qëllim për çka kemi shkuar. Ishte turne e gjatë prej Osijekut, Zagrebit, Pulës, Rijekës, Zarës e Splitit deri sa nuk na zuri lufta atje.
Në vitin 1992, në bashkpunim me shqiparë në Gjermani organizon koncerte nëpër Evropë dhe nga të hyrat e koncerteve iu ndahen arsimtarëve përmes LASH-it në Kosovë 41.500 DM.
Në vitin 1992, Shkurta shkon për herë të pare në Shqiperi. Këtu regjistron këngën mbi rrugëtimin e parë në Shqipëri
Kam një lot m’pikon si ar
Se ndër shekuj jam shqiptar
E kur malet mi mbuloj bora
Për atdhe këngës ia mora
M’rreh si zemër qiftelia
Është Kosova është Shqiperia
Është një qiell që na bashkon
E një djep që na burrnon
Është një gjuhë qe flasim tanë
E një tokë që e thrrasim nanë.
Dhe pastaj e pershkruan rrugen keshtu:
Rruges sime per Shqipni m’ka percjell ai Drin i zi
Dhe u nisa per me ardhe porsi vala e Drinit te bardhe.
Në bashkëpunim me të ndjerin Pjetër Gaci dhe Zef Çoba, e realizon edhe albumin me titull albumin “Kam një lot m’pikon si ar”.
Në korrik të vitit 1994, me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të Shqiperise, merr pjesë në Festivalin Botëror të Folklorit në Karolinën Veriore në SHBA dhe shpërblehet me Çmim Special.
Në vitin 1995 e regjistron këngën kushtuar mërgimtarit “Çka ka zogu që po qan” por në vazhdim e bën këngën “Mekje s’ka” dhe albumin e titullon “Vdekje s’ka” sepse sa do që ligështohemi nuk e pranojmë vdekjen dhe nënshtrimin.
Në vitin 1996, me Shyhrete Behlulin e bëjnë albumin e përbashkët “20 vjet për ju”.
Viti 1997 sjell albumin” E kam emrin Kosovar”.
Me 1998 e editon albumin “Bashkojmë krushqit për Kosovën’’. Këtë vit edhe albumin tjetër me Sh.Behlulin “Këngë e lot”.
Lufta e gjen në Mushtisht dhe kjo është histori më vete.
Në vitin 2000 albumi “ Jo nuk ndahet Mitrovica”.
Në vitin 2001 në festivalin e organizuar ne Shtutgart, me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të mire nga Kosova, juria profesionale në përbërje: Fahri Beqiri, Engjëll Berisha dhe Andrea Gajda ia ndajnë vendin e parë Shkurtes. Më në fund një juri vendos e lirë pa presione!
Në vitin 2002 albumi “Te dua Kosovë”.
Gjatë viteve 2000 - 2004 së bashku me Shyhrete Behlulin, Remzije Osmanin, Naxhije Fejzen, motrat Mustafa, Mahmut Feratin, Nikollë Nikprelajn, editon shumë albume të përbashkëta me këngë të perpunuar si dhe disa video programe.
Prej vitit 1992 gjer më tani nëpër shumë qytete të Gjermanisë, Zvicrës, Belgjikës, Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë, Austrisë, Anglisë, Italisë, Kanadasë dhe SHBA-së, Shkurte Fejza shfaq me mijëra koncerte.
2005. Këtë vit editohet albumi “Shqiptari të dua”.
Në përgatitjen e albumeve, Shkurta ka bashkpunuar me kompozitorët:
- Pjetër Gaci, Zef Çoba, Kolë Susa Edmond Zhulali, Naim Gjoshi, Përparim Tomçini, Aleksandër Peqi, Naim Krasniqi, Xhevdet Gashi, Burim Krasniqi, Valton Beqiri, Ylber Asllani, Bekim Bislimi, Demir Krasniqi, Bekim Lumi
Në këngët e Shkurtes zënë vend tekstet e këtyre autorëve:
- Ismail Kadare, Dritero Agolli, Xhevahir Spahiu, Hamit Aliaj, Naim Plaku, Gjok Beci, Ymer Shkreli, Faruk Tasholli, Naime Beqirajt, Bekim Bislimit, Bekim Lumit, Fatmir Muja etj.
Por, më së shumti edhe poezitë e rilindësve tanë Gjergj Fishta, Naim Frashëri etj.
Alban Skenderaj
Alban Skënderaj lindi më 20 prill të vitit1982 në Lushnjë, por me origjinë është nga Vlora, është këngëtar shqiptar.
Babai i tij në atë kohe punonte si oficer dhe i duhej të shpërngulej në Lushnje ku dhe lindi Albani.
Shpjegim
Ky paragraf sipas rregullores mbi shkronjat ë, Ë, Ç, ç, bjen në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.
Pas disa vjetesh ai u kthye prapë në Vlorë ku ALbani kreu shkollën e mesme "Halim Xhelo". Ai beri çmendurinë më të madhe të jetës së tij duke u larguar me një shok në një anije të rastit drejt Italisë, ndërkohë që familjet e tyre nuk dinin asgjë. Atje ai vazhdoi nje shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë degë sepse për të bërë karrierë i duhej të lëvizte shumë. Me vëllezërit e tij ai hapi një dyqan mobilerish tip antikuaruiati. Në të njëjtën kohë, ai punonte dhe si infermier terapist pasi kishte bërë një kurs për këtë zanat. Ndërkohe, ai kishte bërë dhe një kurs disa mujor për kitare dhe për kanto. Në Itali, ai merrte shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku ftonte shpesh cmime. Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitete muzikore që zhvilloheshin këtu. Në dhjetor të 2004 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH-s, por nuk u pranua. Ndërkohe ai kishte dëgjuar për Top-Fest si një konkurs që i jepte shumë këngëtarëve të panjohur të afirmoheshin. Kështu që ai mori pjesë në Top-Fest 2 me këngën Vetem ty e cila u pëlqye shumë nga publiku. Zëri dhe teksti i këngës rrëmbyen sa hap e mbyll syte zerat e shume adoleshenteve. Me pas ai nxorri ne treg albumin Fllad ne shkretetire me kenge te kompozuara dhe te shkruara nda vete Albani. me 3 gusht te po atij viti aishfaq ne televizionet Shqipetare videoklipin e kenges Thirrje e Deshperuar. Gjate veres ai ftohet ne plot pabe dhe koncerte qe mbusheshin plot te rinj qe e adhuronin muziken e tij.ne kete menyre ai arrin te thyeje te gjitha rekordet duke u bere vip për 10 muaj. Vitin tjeter ai merr perseri pjese ne Top-Fest 3 por kesaj rradhe me ne bashkpunim me grupin kosovar Kthjellu me kengen Dicka qe pati te njejtin sukses dhe fitoi vendin e pare perseri. Nderkohe ai u be ikone publicitare e kompaniwse Vodafon.dhe erdhi te publiku me videoklipin e kenges Ky ritem. Me 28,29,30 qershor ai luajti rolin e Romeos ne musikalin Romeo & Zhulieta. Më pas ai mori pjesë në Festivalin e 45 të këngës me këngën "Eklips" ku doli në vendin e gjashtë. Me vitin 2008 ai merr pjese ne netet e Klipit ku mori cmimin e pare si klipi me i mire nder shum klipe tjera.
Unikatil
-Viktor Palokaj I njohur si Rebel a.k.a (also known as) Unikkatil eshte nje rep kengetar kosovar qe jeton ne USA,atje ai shkruan dhe inqizon kenge shume te pelqyera dhe te kerkuara nga rinia kosovare.
Mirepo edhe pse ai eshte afirmuar vone duhet te cekim qe Viktori ka filluar te mirret me rep qe ne moshe shume te hershme.
-Me 1992 Unikkatili inqizoi kenget e tij te para “Demokraci” dhe “Ta zdhukim Policin” dhe me 1993 ai inqizoi kengen e pare profesionale me titull :zingjiret qe s’kputen”.
Pas disa vitesh,saktesisht me 1995 Viktori perjetoi nje tragjedi,shoku I tij I ngushte Dren Thaqi u godit nga treni dhe vdiq,per kete ndodhi ai shkroi dhe inqizoi kengen “Shpirti N’Paqe” si kujtim per Drenin.
Ne kohen kur per nje fjale kunderSerbise paguaje shtrenjte Unikkatili shkroi kenge net e cilat permendeshin emra te policve serb si ajo “Vdekje Serbis” e megjithate Radio Selavia ne Pristhtin frikoheshin t’I emetonin keshtu qe nga te gjitha kenget e Unikkatilit aso kohe u emitua vetem “shpirti n’paqe”.Muzika qe bente Unikkatili ishte Hip-Hop eksplicit,net e cilin pa frike paraqiste realitetin ashtu si ishte dhe keto ishin arsyet kyqe te mos afirmimit te tij ne ate kohe.Ndonese do mund te zgjedhte rrugen e lehte deri te fama duke mos perdorur shprehje eksplicite ose fjale kunder pushtetit te asaj kohe sic kishin bere shumica apo te gjith reperet tjere te asaj kohe,ai nuk nderroi stilin e tij dhe mbeti reper eksplicit dhe real,por I panjohur.
Me 1996 Unikkatili u fut ne perleshje me nje familje shqiptare dhe hyri ne gjak me ta.Kjo ishte arsyeja pse familja e tij vendosi te shperngulet per ne SHBA.Ata u vendosen ne Bronx(New York),vend ky mjaft I banuar nga komuniteti shqiptar.Me 1998 Unikkatili e ben nje kenge sme disa anetare te ABI,te cilen e titulluan “ Albanian Rule” dhe ishte me shum freestyle dhe shaka.Ne pot e njejtin vit Unikkatili punon kengen “ifi die u die” kenge kjo e cila nga shum shqiptare shihet si kenga me e mire rep e stilit western.
-Viktori kur arriti ne USA menjehere e formoi klanin TBA (The Bloodu Alboz) ne te cilin nje pjese e anetareve mirren me muzik rep,nder ta me te njohurit jane:Z.E.F ,Miloti, Ye-Toni,Polo,Zeni,Presioni(I cili kendon vetem shqip),Fame,Special-K,Tee etj.Unikkatili ka edhe studion e tij te inqizimeve te emeruar “CONQUEROR RECORDS” net e cilen punon te gjitha kenget e tij dhe aty ka punuar albumin e tij te titulluar “SHIHEMI N’PERKUJTIME”
Bleona Qereti
Datë lindja 14.05.1979
Vendlindja Korçë
Vendbanimi Tirana
Gjatesia 174 Cm
Pesha 57Kg
Shenja zodiakale Demi
Një nga më të njohurat këngetare + showomen në Shqipëri kosovë maqedoni dhe gjithkund ku ndodhen shqiptarë.
Që në moshë të vogël dallohet për pjesmarrje aktive në aktivitet e ndryshme të zhvilluara për fëmijë në Korçë dhe Elbasan.
Perfaqësimi i saj i parë ndërkombëtar ka qenë në festivalin ballkanik të grupeve të fëmijëve në vitin 1991 i cili u zhvillua në Preveza të Greqisë.
Në vitin 1991-1994 aktivizohet si këngëtare dhe spikere në estradën profesioniste të teatrit "Skampa në Elbasan".
Në vitin 1994 merr pjesë në Festivalin kombëtar të këngës së lehtë shqiptare për të rritur zhvilluar nga radio televizioni shqiptar.
Ne vitin 1995 është pjesëmarrëse e festivalit të pranverës ku prezantohet denjësisht me këngën "Si të panjohur" Boom-i i saj ka qenë në festivalin kombëtar të këngës së lehtë shqiptare në dhjetor të vitit 1995 me kengën "Lermëni"
Në janar të vitit 1996 realizon 2 spektakle me trupën profesioniste të cirkut të Tiranës ku aktivizohet si këngëtare dhe spikere.Mbas kesaj aktivizohet në shumë spektakle si spikere dhe këngëtare me estraden profesioniste të Tiranës.
Mbas pjesëmarrjes së sukseshme në festivalin e pranverës 96 ftohet në një turne në Zvicer me këngëtarët më të njohur shqiptarë. Kthehet si spikere dhe këngëtare në spektaklin "Sofra tiranase".
Gjatë kësaj kohe provon të këndojë këngën popullore shqiptare duke marrë pjesë në koncertin e këngës së perpunuar popullore që u zhvillua në Shkodër. Vazhdon me këngën popullore duke marrë pjesë në festivalin botëror të këngës folklorike që u zhvillua në Francë në gusht të vitit 1996 ku ishte prezantuese dhe këngëtare e grupit "Arbana" që perfaqësoi shqipërinë në këtë festival.
Në tetor të vitit 1996 vazhdon koncertet e saj në një turne 2 mujor në gjermani, Belgjike dhe Hollandë
Kthehet për të marrë pjesë në festivalin kombëtar të dhjetorit 96.
Në pranverën e vitit 1997 megjithë kushtet e vështira social-ekonomike dhe trazirat në Shqipëri arrin të realizojë vidoklipin e saj të parë të këngës "Era" me të cilin perfaqësohet në festivalin e pranverës 97.Vidioklipi është transmetuar nga stacioni TV5 Francë në një emision për Shqipërinë.
Në verën e 1997 ftohet 2 muaj nga shqipëtarët e Malit të Zi për koncerte ne Ulqin.
Në tetor të 97 ftohet nga shqiptaret në Zvicër për një turne 1 mujor.
Në dhjetor të 97 perfaqesohet në festivalin Kombetar të Radiotelevizionit me këngën "Nuk më mashtron dot".
Në Janar të vitit 1998 realizon albumin e parë të saj të titulluar "Kam qejfin tim".
Në Maj te 1998 është prezantuese së bashku me rektorin e Akademisë së Arteve zotin Kastriot Çaushi, dhe këngëtare në Koncertin më të madh që u zhvillua për Shqiptarët në Greqi organizuar nga Kompania "Koha Jonë". Në Shtator të vitit 1998 fiton Konkursin në Akademinë e Arteve të bukura në degën e Aktrimit në Tiranë ku aktualisht vazhdon studimet në vitn e 4-të. Prezanton Festivalin e Pranverës ne Qershor të 1999 ku këndon dhe hitin e saj "Nëse më do fort".
Në verën e vitit 1999 merr pjesë në një turne humanitar në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Austri etj...
Në Tetor 1999, nxjerr për publikun Video-Kasetën e saj të parë me titull "Kam qejfin tim", e cila u realizua ne Gjermani gjatë verës 1999.
Ne Nëntor të vitit 1999 në një periudhë 1 mujore mban koncertet e saj në Zvicër.
Në Janar të vitit 2000 realizon albumin e saj të dytë me titull "Nëse më do fort" me 13 këngë.
Ne verën e vitit 2000 realizon Videoklipet e reja të albumit të dytë.
Në Shtator të vitit 2000 merr pjesë në Turneun më të madh të organizuar per Shqiptarët në Europë
Në vitin 2001 realizon kontratën e saj të parë të mirëfilltë me menaxherin Jeton Dautaj dhe realizon rreth 80 koncerte në të gjithë europën.
Në qershor të po këtij viti del në shitje për fansat albumi i saj i tretë me titull "S'me behet vonë" i cili arrin rekordet e shitjes në Shqipëri. Në shtator të vitit 2001 realizon në Itali me regjizorin Nicola Doersole vidioklipin e këngës "S'me behet vonë" e cila shnderrohet ne hitin e 2001 për rininë. Pas 2 turneve absolutisht të sukseshme në mars e tetor të vitit 2001 ftohet eskluzivisht në diskoteken " macumba " në Fribourg ku pret nderrimin e viteve.
Në vitin 2002 rinovon kontratën me menaxherin Jeton Dautaj dhe në janar të 2002 ftohet në skandinavi nga shqiptaret së bashku me grupin Corona.
Në muajt shkurt mars vazhdon koncertet e saj në Zvicër Austri dhe Gjermani në muajin prill ftohet serish në skandinavi (Copenhagen goteborg dhe osio) së bashku me grupin elita 5.
Në qershor 2002 diplomohet në akademinë e arteve te bukura në degën e aktrimit me pjesën "xhaxha vanja".
Në korrik del albumi I saj I katërt me titull "ik meso si dashurohet" I cili thyen rekordet e tregjeve shqiptare dhe shitet ne masen 90% del njekohësisht dhe vidioja e kengës "ik meso si dashurohet.
Në gusht Qereti nis një turne madheshtor në të gjithë Shqiperinë ku pushton edhe sheshet e qyteve kryesore. Nata finale e ketij turneu madheshtor përfundoi në qytetin e Tiranës ku Qereti këndon se bashku me grupin Elita 5 live përpara syve të rreth 80 mije shikuësve.
Në 1 nëntor të vitit 2002 shkon në Gjermani ne nje turne madheshtor për shqiptarët.
Në fillim të dhjetorit del në treg vidiokaseta e dyte e bleones me titull "ik meso si dashurohet” me insertet më të mira të turneut nëpër shqipëri Suprize viti i ri.
Bashkëpunimet më të shumta janë me Kompozitorin Edmond Zhulali.
Ka bashkëpunime me Kompozitorët Wirus, Afrim Macula, Nexhat Macula, Ilir Dangëllia, Arian Gjici, Dritan Lumshi, Petrit Tërkuçi, Luan Zhegu.
Me Orkestruesit: Edmond Zhulali, Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Wirus.
Me autorët e teksteve: Agim Doçi, Mimoza Ahmeti, Alqi Boshnjaku, Hivzi Krasniqi, Ledi Shqiponja, Irma Kurti, Vehbi Skënderi, Jorgo Papingji, etj...
Me Regjisorët: Pali Kuke, Petri Bozo, Pëllumb Dervishi,Nicola Doersole etj
Me Kameramanët: Valter Qarri, Besfort Hasanaj, Niko Treni, etj...
Falenderoj për Këshillat: Familjen time, sidomos babain, dhe gjithe kolegët e mi, menaxherin tim për vitin 2001-2002 Jeton Dautaj. Gjithashtu dhe Edmond Zhulali, Agim Doçi, Ardit Gjebrea, Mihrije Braha, Naim Abazi, Gili dhe Ilir Berani, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Enxhi Nini,Dashnor Dika dhe te gjithë miqtë e mi jo Artistë.
Leonora Jakupi
Leonora Jakupi lindi më 3 mars 1978 në Skënderaj, Kosovë. Një ndër këngëtaret më të njohura, bukura dhe preferuara në trojet shqiptare. Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin "Zëri i Drenicës". Kënga e parë ishte "Dallëndyshe bukuroshe". Ka marr pjesë edhe në festivale të tjera si për shembull Festivali në Radio Televizionin Shqiptar. Albumet e Leonorës përmbajnë muzikë të rrymave të ndryshme. Albumet e fundit përmbajnë këngë pop të inspiruar nga muzika turke.Ndër kënget më të njohura dhe të dashura të Leonorës është ”A vritet pafajësia”. Kjo këngë doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Leonora ja dedikoj këtë këngë babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës. Pas luftës Leonora u shpërngul nga Skenderaj dhe u vendos në Prishtinë, ku edhe banon sot me nënën, motrën dhe vëllanë.Në vitin 2002 Leonora u rrah nga kolegeja e saj Adelina Ismajli. Leonora e denoncoi në polici Adelinën, por prokuroria vendosi që ta hedh poshtë çështjen. Konflikti fizik mes Leonorës dhe Adelinës edhe u politizua; gazeta "Epoka e Re", e afërt me PDK, vendosi që ti besonte versionit të Leonorës për atë se çka kishte ndodhur, ndërsa gazeta "Bota Sot", e afërt me LDK bëri vendim të kundërt, i besoi versionit të Adelina Ismajlit.Në programin ”Përrall me tupan” në Radio Televizionin e Kosovës më datën 01. shkurt 2007 Leonora Jakupi deklaroi se do të mund të pajtohej me Adelina Ismajlin, vetëm nëse ajo i kërkon Leonorës falje publikisht.
Disa herë në intervista është ankuar se Ministria për Kulturë e Kosovës po bën pak për mbrojtën e të drejtave autoriale të këngëtarëve nga Kosova, dhe luftimin e piraterisë. Ka marr pjesë disa herë në koncerte humanitare/ bamirëse, si në koncertin për grumbullimin e mjeteve financiare për lirimin e Fatmir Limaj.
Blero
E pershkruan veten si njeri te thjeshte dhe mjaft romantik. Nuk e pelqen jeten e nates, nuk i beson horoskopit, por e fejuara e detyron ta lexoje ndonjehere. Ende nuk ka ne plan te martohet.
"I flakte pas futbollit dhe ekipeve Real Madrid dhe Milano, kengetari Blerim Muharremi, i njohur si Blero thote se adhuron konkurencen mes kengetareve dhe kendimin LIVE". Se pari i njohur nga dueli me Memli Krasniqin ne kengen "Kthehu", ai vjet ka realizuar albumin e titulluar "Hapi i pare". Kjo kenge pelqehet shume, sidomos nga vajzat. Thote se per albumin e pare te tij ka punuar 5-6 vjet, por ia ka vlejtur, pasi qe ka arritur sukses te madh. "Eshte nje album origjinal, kenget jane te punuara te produksioni i cili per shume cka nuk do te plasonte kenge te vjedhura".
Blero thote se nuk ka menduar kurre se do te arrije kaq sukses te madh dhe "celes" per kete e konsideron punen me njerez te duhur. "Memli Krasniqi eshte shtylla e suksesit tim ne Kosove, eshte i vetmi qe e pyes per gjithecka, eshte profesionalist i vertete" thote Blero, adhurues i kengetareve R.Kelly dhe Stevie Wonder.
Muziken e tij e definon se R&B dhe Pop. Albumi i tij i dyte do te editohet ne fund te ketij muaji ose ne fillim te muajit tjeter. "Jam duke duke bashkepunuar me shume njerez si ne Suedi, ashtu edhe ketu ne Kosove. Jam takuar me nje talen te madh, Besnik Belegun, me te cilin punoj reth albumit te dyte"
Se fundit ka marre pjese ne festivalin "TopFest" ne Tirane, ku eshte pritur mire nga publiku, por mendon se vleresimi nuk ka qene korrekt. "E kam marre cmimin qe me eshte nevojitur, ate te publikut, por te gjithe thane se e kam merituar qe e ka fituar Ermal Fejzullahu, te cilin e vleresoje shume".Kjo ishte nje storie rethe Bleros.
Miranda Hashani
E lindur në metropol te Francës ne Paris,me kthimin e prindërve të saj nga Parisi në Shkup,Miranda ishte 3 vjeçare, asaj ju deshtën vetëm edhe 2 vite për t` filluar me aktivitetët e saja. Ajo me këngën filloi të jetoj qysh nga mosha 5 vjeçare!Duke parë talentin e saj, në moshën 10 vjeçare ftohët në studion e Radio Televizionit të Shkupit, ku edhe bënë inçizimin e disa këngëve për fëmijë!Po thuaj nuk kishte koncerte, festivale, Shqipëri Kosovë, Maqedoni e të mungente Miranda, fal talentit të saj ku edhe insistonin qe ajo patjetër të merrte pjesë! Kjo dëshmohët edhe nga shpërblimet dhe çmimet qe i mori! Viti 1992 ishte viti që Mirandën e bëri përgjithmonë Këngëtare me plot kuptim të fjalës, ishte vit ku edhe më shumë filluan përkushtimet dhe angazhimet e saja më të mëdha për këngën!Miranda ka 6 Albume të edituara, Gjithmonë besnike në këngën e mirëfillt shqipe, dhe poashtu ishte një nga këngëtaret e para që krijoj muziken moderne tek ne shqiptaret. Gjithmonë ka nxjerr këngë qe nuk vdesin për një sezonë, por jetojnë gjat!Vlenë të përmenden edhe Videoklipet te realizuara nga profesionistët: ME MUNGON, KUDO ME KEND, dhe videoclipi MOS ME LINI VET nje super hit ne gjitha televizionet dhe radiostacionet shqiptare, ku edhe i paraprin albumit të saj me te ri i cili shpejt do te del ne shitje. Miranda me gjithë shpirt do ua paraqes adhuruesve të vet Albumin e ri ,dhe nuk do i zhgënjej, Nga një talente e përkushtuar siç është Miranda, adhuruesit e saj gjithmonë do kanë kënaqësinë se çka ajo do u sjell si në : skenë, ashtu edhe në videoklipe!!!
Rovena Stefa
Lindi ne 27 prill te vitit 1979 ne qytetin e bukur te Fierit.Ne moshen 5 vjecare behet fituese e konkursit te Shqiperise jugore te poezise per femije me nje poezi kushtuar nates se 11 shkurtit te vitit 1944 ne Tirane, ku u vrane rreth 32 kosovare ne perleshje misterioze, rrethanat e se ciles mbeten per t’u zbuluar ende sot.
Shkollen 8 vjecare e perfundon ne Fier dhe me pas fiton te drejten per te vazhduar shkollen e mesme ne Elbasan ne profilin e “Gjuheve te huaja, Frengjisht”.Ketu fillon karriera muzikore, pasi zbulohet si talent nga kompozitori elbasanas Edmond Rrapi, i cili dashurohet pas vokalit dhe interpretimit te pjekur te Rovenes.Aty Rovena fiton cmimin e pare ne maratonen e kenges per te rinj me titullin “Princesha e Elbasanit”.
Menjehere pas kesaj talenti i Rovenes bie ne sy te emrave me te medhenj te artit shqiptar si Alqi Boshnjaku dhe Zhani Ciko, te cilet vendosin se Rovena te marre pjese menjehere ne Festivalin e Pranveres qe zhvillohej ate vit ne Tirane, ku Rovena nderohet me cmim te dyte dhe nje vit me vone, me 1997 edhe ne Festivalin e madh te Shqiperise ne RTSH, ku prezantohet denjesisht dhe duartrokitet nga publiku i gjere.
Studimet e larta i kryen ne Tirane ne Fakultetin e Drejtesise ne UT me rezultate te shkelqyera.
Viti 1998 sjell pjesemarrjen ne nje tjeter festival pranvere ne Tirane dhe nje kenge e cila klasifikohet menjehere ne vendet e para te top-listave te asaj kohe, “Nje gjethe me nis”, qe u shnderrua ne hit shperthyes per mbare publikun shqiptar.
Vit pas viti Rovena eshte pjese e pandare e festivaleve shqiptare si menyra e vetme per t’u prezantuar perpara publikut shqiptar, shume te etur per muzike te re.Keshtu ne 1999 nderohet me cmimin e interpretimit ne Festivalin Kenga Magjike, edicioni i pare i saj, po ashtu edhe ne Festivalin Mikorofoni i Arte nderohet me cmimin e dyte ne tetor 2002.
Viti 2002 eshte nje faqe e re ne karrieren e historine muzikore te Rovenes.Sapo kishte filluar tregu muzikor, pak albume ishin ne treg.Rovena vendos te punoje per albumin e saj te pare “Bie Debore”, i cili doli ne treg ne qershor 2002 dhe u promovua me klipin “Me ben magji”.Ky album kapi shifra rekord ne muajin e pare te shitjeve duke u shnderruar ne pak kohe ne albumin nr 1 ne tregun shqiptar.Ky fenomen zgjoi kureshtjen e producenteve te vjeter ne tregun kosovar, i cili tashme ishte i pjekur dhe i zhvilluar.Keshtu brenda pak ditesh albumi filloi shperndarjen e tij edhe ne Kosove e Maqedoni, ku arriti shifra te jashtezakonshme edhe atje.Kjo rriti oreksin edhe te kompanive shperndarese ne Diaspore te albumeve muzikore, te cilat e rrembyen men jehere albimni dhe e nxoren ne shitje gjithkund ku gjendeshin shqiptaret.
Viti 2002- 2003
Fillojne turnete ne te gjithe boten duke patur nje sukses te madh kudo ku ka bashkekombesit e saj duke perfshire te gjitha trevat shqiptare.Nje numer I madh koncertesh ne Itali, Greqi, Maqedoni, Kosove, Zvicer, Austri, Gjermani, Suedi, Danimarke, Norvegji, Angli, Belgjike e konfirmojne dukshem suksesin e albumit “Bie debore” dhe hitin “Me ben magji”.
Rovena tashme eshte rreshtuar mes emrave me te medhenj te muzikes shqiptare edhe jashte kufijve.Shitjet e albumit kapin rekorde kudo ne Shqiperi,Maqedoni, Mal iZi,Kosove e Diaspore.
Nderkohe edhe media e ka simpatizuar mjaft dhe ka pritur me interes te gjitha te rejat nga Rovena.Gazetat kryesore si “Gazeta Shqiptare”, “Tema”, “Shekulli”, “Korrieri”, “Ballkan” dhe ato jashte kufijve si; “Bota sot”, “Fakti”etj dhe shumica e revistave si “Spekter”, “Klan”, “Kosovarja”, “Kult”, “Bis”, “Estrada”, “Eurozeri”, “Jeta”, etj shkruajne dhe japin te gjitha informacionet e fundit mbi aktivitetet e kengetares brenda dhe jashte vendit.
Nderkohe Rovena pergatitet per albumin e dyte per te cilin punojne nje ekip I tere profesionistesh duke perfshire kompozitore si Xhevdet Gashi ,Adrian Hila,Naim Krasniqi Andi Dj, Darko Dimitrov dhe Robert Bilbilov dhe autore tekstesh mjaft te njohur si Avni Qahili ,Armand Trebicka etj.
Ne fillim te qershorit Rovena merr nje ftese per te konkurruar ne festivalin mjaft prestigjioz “Show fest” ne Prishtine me kengen “Ku je ti”, me te cilin merr çmimin e dyte.
Me 8 qershor 2003, ne Shkup mblidhen personalitetet me te njohura te artit,politikes e medias per te asistuar ne promovimin e videoklipit me te ri, “Paraja”per te cilin punoi nje ekip mjaft i organizuar dhe profesional.Media e komenton shume mire realizimin e ketij videoklipi dhe performancen e Rovenes ne veçanti.
Me 8 korrik 2003 del ne treg albumi i dyte me titull “Paraja”
Me 23 gusht 2003 Rovena perfaqeson Shqiperine ne festivalin ballkanik te Ohrit me kengen
“Ku je ti” ku merr vendin e shtate.Koncertet dhe ftesat e televizioneve jane te shumta, po
ashtu te festivaleve e spektakleve.
Gjate vitit 2003-2004 axhenda e programit te saj eshte mjaft e ngarkuar me aktivitete te ndryshme kulturore shteterore e te huaja.
Me 17 dhjetor 2004 merr pjese ne Festivalin e 43 te Kenges ne RTSh me kengen “Kthehem prape” te kompozitorit Alfred Kaçinari ku pritet shume mire nga kritika.
Me 20 dhjetor 2004 promovon ne Tirane ne ambjentet e Piano-bar Piaces albumin e 3-te, “Dasma”, per te cilin ka punuar se bashku me menaxheren e saj Elisen per nje vit te tere ne studiot me te mira te Tiranes e Shkupit.Albumi pritet mjaft mire si brenda dhe jashte kufijve dhe thyen rekorde persa i perket shitjes e hiteve qe permban.
“Dasma”, “Me kapele karrocieri”, “Embelsira” jane hite te dashura te publikut qe e bejne Rovenen akoma me te dashur ne syte e fansave te saj te medhenj e te vegjel.
Ne fillim te 2005 ajo fillon turin e saj ne Evrope duke u pritur mjaft mire nga publiku i diaspores.Kenga me e re qe pushtoi Shqiperine eshte “Mos thuaj”nje bashkepunim me Bleron e cila eshte regjistruar ne Suedi ne nje nga studiot me mira ne Malmo.Kenga eshte e rrymes r&b hip-hop dhe u pelqye mjaft nga rinia shqiptare.
Vera e vitit 2006 solli nje tjeter album shume te suksesshem ne tregun muzikor, “Llokum”, i cili ndjek rrugen e suksesit te albumit te meparshem “Dasma”, dhe nxjerr ne drite disa hite te shoqeruara me klipe profesionale si “Llokum”, “Adrese pa emer”, “Hej Hej”.Nderkohe te gjitha fundjavat e Rovenes perfshihen ne axhenda koncertesh ne mbare boten, ku promovohet albumi i ri dhe ku kryhet takimi nga afer me publikun shqiptar dhe fansat e Rovenes.Sukseset ndjekin njeri-tjetrin, shperblimet ne koncerte jane te niveleve maksimale dhe performaca e Rovenes, konfirmon per suksesin e merituar.
Kete kohe Rovena realizon edhe duetin e famshem “Per nje kafe” me kengetarin e mirenjohur Altin Shira, edhe ky nje sukses ne vazhden e bashkepunimeve, nje klip i arritur qe transmetohet pa fund ne tv muzikore shqiptare.
Ne 16 dhjetor 2006 Rovena merr pjese edhe njehere ne festivalin e fundvitit ne RTSH duke pretenduar kualifikimin per Eurvizion, por keqorganizimi i festivalit dhe perndarja e cmimeve perpara konkurrimit bene qe Rovena te prezantohej ne Fiks Fare per te denoncuar kete akt te korrupsionit duke prezantuar edhe nje here kengen pretendente dhe duke injoruar keshtu tabloidet korruptive te Festivalit te RTSH-se.
10 Mars 2007 Rovena Fillon turin me te madh koncertor nga permasat, ne SHBA ne 6 shtete te medha te tyre, New York, Chicago, Boston, Detroit, Pensilvannia dhe Connecticat, tur i cili kap kuoten e 80,000 $ shperblim.Te gjashte koncertet mbledhin se bashku afer 10,000 fansa ku nje bilete kushoi jo me pak se 40 $.Nje sukses qe vendosi nje vule te rendesishme ne karrieren e Rovenes, nje mal i ngjitur ne rrugen e gjate artistike te saj.Turi zgjati 1 muaj plot dhe u pasurua me vizita te ndryshme ne qytete dhe shtete te tjera vec atyre te planifikuara ne axhenden e punes, si Filadelphia, Atlantic City, Las Vegas, Los Angelos etj.
23 Qershor 2007 shenon hapjen e aktivitetit me te ri privat te Rovenes, veror, ne brigjet e Durresit.Diskoteka verore me emrin Erzeni, nen menaxhim te vete Rovenes, perfaqesuar nga menazherja e saj, Elisa, priti rreth 600 pushues cdo nate nga mbare shqiptaria, te cilet u argetuan nen ritmet e muzikes Live turbofolk dhe Folk te kengetares perreth 4 ore plot.Netet verore te nxehta ne plazhin e Durresit tashme kane nje hapesire te re argetuese profesioniste, pushuesit kane nje vend, ku te bashkohen dhe te ndjejne aromen e muzikes se hareshme shqiptare ne nje bregdet te mrekullueshem shqiptar.Suksesi eshte i jashtezakonshem.Natyrisht qe Rovena nuk harron te beje pjese te mbremjeve dhe argetimit edhe miqte e saj artiste si Shpat Kasapi, etj.
Vjeshta do ta gjeje Rovenen serish ne Diaspore ne koncerte te ndryshme atje.
Dhjetori 2007 e prezanton Rovenen ne nje bashkepunim teper interesant dhe terheqes per publikun e gjere me kengetarin e famshem Shpat Kasapi ne rrymen Folk, shume i pritur mire dhe nje pike tjeter pozitive ne karrieren e saj.
16 Shkurt 2008 , Tv 21 nje nate perpara shpalljes se Pavaresise se Kosoves transmeton Shown e mrekullueshem Rovena & Shpati , 3 ore shfaqje Live per shikuesit e TV21 ne Prishtine, ku kengetaret prezantojne bashkepunimin e tyre me te ri dhe urojne te paret Pavaresine e Kosoves, nje mbrejme kjo historike per te gjithe shqiptaret.
17 Shkurt 2008, shpallet Pavaresia e Kosoves.Rovena gjendet ne shesh te Prishtines, mes popullit dhe pershendet shpalljen e shumepritur nga te gjithe shqiptaret duke kenduar.Menjehere me pas ajo pershendet edhe qytetin e Klines ne shesh me 4 kenge.Mbremja e vone e gjen Rovenen ne sheshin 21 ne Tv 21 ne Prishtine duke kenduar perpara kamerave kengen e pavaresise dhe duke u bashkuar me publikun ne kete ngjarje te madhe historike nen nje ze.
|